Thiago Silva i ofrohet Milanit

04 Qershor 2020

Agjenti i kapitenit të Paris Saint-Germain, Thiago Silva, thuhet se ka kontaktuar Milanin dhe një rikthim në San Siro mund të jetë i mundur për brazilianin.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, agjenti i 35-vjeçarit është afruar te Milani me mundësinë e nënshkrimit të brazilianit në një transferim falas këtë verë.

Thiago Silva u largua nga Milani në korrik të vitit 2012, kur ai u zhvendos për 42 milionë euro te PSG dhe që atëherë ka ndihmuar gjigandët francezë të fitojnë shtatë tituj të Ligës, katër Kupa të Francës dhe pesë Kupa të Ligës.

Lexo po ashtu: Tifozët zgjedhin 50 mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave

Veterani do të duhej të pranonte një ulje të madhe të pagës, pasi marrëveshja e tij e skaduar me Les Parisiens ishte me vlerë 12 milionë euro në vit dhe bisedimet për një zgjatje kanë ngecur muajt e fundit.

Milani në muajt e fundit është lidhur me drejtorin e Red Bull, Ralf Rangnick dhe duket se i ofrojnë gjermanit një rol menaxheri, duke marrë fuqinë e plotë sportive të Rossonerët.

Projekti pretendohet se ka synim lojtarët e rinj me kosto të efektshme dhe për të sjellë një lojtar që mbush 36-vjeçar së shpejti nuk do të duket si përparësi, por lidhja midis Thiago Silva dhe Milanit vazhdon të jetë e fortë.

Lexo po ashtu: Agjenti: Thiago Silva mund të rikthehet te Milani

Kuqezinjtë e nënshkruan atë nga Fluminense në janar të vitit 2009 dhe lojtari vazhdoi të paraqitej 119 herë për klubin, duke kontribuar në Scudetto e tyre të fundit më 2010-11 dhe Superkupën e Italisë sezonin e ardhshëm.

Në anën tjetër, PSG thuhet se po shikon dy yjet e Milanit, Gianluigi Donnarumma dhe Ismael Bennacer, për të lëvizur në drejtim të kundërt. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

TĂ« gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com