REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Tek PSG ka gjithmonë tension!

Thiago Silva kundër Cavani-t: Vonesa e tij ka vënë grupin në vështirësi

11 Janar 2018 17:58

Në Paris gjithmonë ka tension dhe për ta konfirmuar këtë mendoi kapiteni. Thiago Silva-s, në fakt, nuk i pëlqeu sjellja e Pastore dhe mbi të gjitha, Cavani, i cili u kthye katër ditë më vonë nga festa e Krishtlindjeve.

Kjo ishte një sjellje e gabuar sipas ish-milanistit, është e dëmshme për grupin që ka shumëfishuar tensionet në dhomën e zhveshjes.

Gjithsesi trajneri Emery është i paqartë: "Nuk mund të them nëse Cavani do të kthehet të dielën". Ndërsa Pastor nuk pëlqen faktin, që kapiteni flet për të.

Ndërkohë, Silva, në ndeshjen e djeshme në Amiens, zbuloi se Pastore tani është afër lamtumirës: "Për të është çështje tjetër, mendoj se dëshiron të largohet dhe madje mendoj, se ka gjetur një marrëveshje".

Argjentinasi u kthye katër ditë më vonë, por kërkoi falje në dhomën e zhveshjes. Cavani nuk e bëri këtë, duke e paraqitur veten sikur asgjë nuk kishte ndodhur dy ditë më vonë.

"Për Cavani-n është një çështje tjetër, por të dy kanë bërë diçka që nuk është e mirë për grupin, në një moment mjaft të rëndësishëm për klubin. Para se të bëni gjëra të tilla, duhet të mendoni për ekipin", tha Silva.

Ndërkohë, Pastore iu përgjigj në mënyrë të zemëruar kapitenit Silva, nëpërmjet “Yahoo Sport”: "Unë kurrë nuk fola me Thiago Silva-n në lidhje me problemin tim apo të ardhmen time. Nuk është në stilin tim të prish harmoninë në grup. Silva nuk është në dijeni të problemit që shkaktoi vonesën time. Unë përsëris se ëndrra ime e vërtetë do të ishte për ta përfunduar karrierën time këtu. Unë kam qenë gjithmonë besnik. Nuk është e vërtetë që unë dua të largohem”.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Në garë për belgun është edhe Real Madridi

Paris SG këmbëngul për yllin e Chelsea-t

23 Janar 2018 18:31

Paris Saint-Germain i bashkohet garës për të nënshkruar me portierin Thibaut Courtois. “AS” shkruan se “Los Blancos” janë gjithashtu të interesuar për portierin e Chelsea-t. Mediat angleze raportuan se ai ishte i gatshëm të pranonte ofertën e re të bluve, e cila do ta bënte atë portierin më të paguar në botë dhe do e barazonte me Eden Hazard me 220 mijë stërlina në javë. Megjithatë, “AS” pretendon se asnjë marrëveshje nuk është nënshkruar dhe se PSG ka hedhur grepin për belgun.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez kurrë nuk e ka preferuar Keylor Navas dhe shpreson që Courtois të kthehet në Madrid. “AS” pretendon se PSG ka bërë një ofertë të madhe për portierin, por raportohet se ai nuk ka kthyer përgjigje. Belgu konsiderohet si një nga portierët më të mirë në botë dhe është një plan B për Realin, nëse ata nuk nënshkruajnë me spanjollin David De Gea. Nga ana tjetër PSG, nuk besojnë shumë tek aftësitë e Alphonse Areola dhe Kevin Trapp dhe e shikojnë belgun si portierin e duhur për të blinduar këtë repart. /EDS/DXH/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Arsyeja e parë është trofeu, e dyta...

PSG shpreson të eliminojë Realin nga Champions për dy arsye

22 Janar 2018 21:17

Paris SG po planifikon të “rekrutojë” Zinedine Zidane për të zëvendësuar Unai Emery, sipas raporteve më të fundit nga Spanja. Fituesi i dyfishtë i Champions League nuk po kalon një moment të mirë në Madrid, pasi skuadra e tij ka mbetur nëntëmbëdhjetë pikë pas liderëve të Barcelonës. “Diario Sport” shkruan sot se gjërat nuk po shkojnë shumë mirë për Unai Emery, i cili thuhet, se është në fije të perit, pavarësisht faktit, se skuadra e tij qëndron në krye të Ligue 1 me tetë pikë më shumë se Lyon.

Problemi është, se PSG u mposht mbrëmë në minutën e fundit pas golit të shkëlqyer të Memphis Depay dhe tani ata kanë një provë të madhe kundër Real MadriditChampions League muajin e ardhshëm. Po të mos arrijnë të avancojnë, Emery me siguri do të largohet në fund të sezonit. Marrëveshja e Zidane mbaron në vitin 2020, por preferohet nga drejtuesit e PSG, sepse ai tashmë ka fituar dy Champions në dy vite dhe ky trofe është ëndrra e madhe e presidentit Nasser Al-Khelaifi. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Ajo që ra në sy ishte mungesa e Neymar...

Lyon mposht me super gola PSG-në e milionave

21 Janar 2018 23:22

Lyon ka shkaktuar surprizën e madhe në Francë duke mposhtur me rezultatin 2-1 Paris SG në “Parc Olympique Lyonnais”. PSG sërish qëndron në krye të Ligue 1, megjithatë tani diferenca është 8 pikë me vendin e dytë që mbahet nga Lyon (48 pikë). Vendasit e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme takimin duke kaluar në avantazh, që në minutën e dytë me anë të sulmuesit Fekir, pas një perle nga goditja e dënimit. Pa Neymar në fushë dhe me Mbappe, që largohet i dëmtuar pas 36' minutash lojë, fillojnë dhimbjet e kokës për trajnerin e PSG dhe me të drejtë.

Pjesa e parë mbyllet në barazim, pasi miqtë shënojnë me anë të mbrojtësit Kurzawa, që realizoi një gol të shkëlqyer pas krosit të Alves. Në të dytën loja bëhet interesante me sulme dhe kundërsulme, por me portierët vendimtar. Tensioni fillon të rritet gradualisht dhe PSG mbetet me 10 lojtarë pas largimit të Alves me karton të kuq. Në avantazh numerik Lyon luan më mirë dhe pas disa tentativash gjen golin e fitores me anë të yllit holandez Depay, që realizoi një gol të shkëlqyer nga distanca në minutën e fundit të shtesës. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Sulmuesi lë lojën në minutën e  36

Dëmtim horror për Mbappe, del me barelë nga fusha

21 Janar 2018 22:18

Kylian Mbape në minutën e 36 është detyruar që të lërë fushën e lojës dhe të dalë jashtë vijave kufizuese me barelë. Ndërhyrje ekstrem e portierit të Lyon, e cila i ka shkaktuar dëmtim yllit të PSG.

Ai po shihte që të kontrollonte një top në lartës, por është portieri i cili i ndërhyn ashpër dhe e dëmton rëndë atë, duke e shtrirë në tokë. Në fillim Mbappe donte të dilte nga fusha me këmbët e tij, por në fund u shtri në barelë dhe u largua nga vijat kufizuese.

Nuk ishte e vetmja goditje ndaj sulmuesit, pasi në fillim të lojës u gjakos në kokë, por mjekët e fashuan dhe ai vijoi lojën. Megjithatë, ndërhyrja horror e portierit e detyroi atë të lërë lojën. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment