Thiago Sivla drejt transferimit befasues në Ligën Premier

07 Qershor 2020

Thiago Silva nuk po arrin gjuhë të përbashkët për kontratën e re me Paris Saint Germain.

Pas tetë viteve të kaluara në Parc de Princes, mbrojtësi brazilian pritet të largohet nga PSG dhe e ardhmja e tij duket në Ligën Premier.

35-vjeçari ka filluar bisedimet me Evertonin, ku është telefonuar nga ish-trajneri i tij Carlo Ancelotti i cili e dëshiron atë në Goodison Park.

Veteranit i ka pëlqyer ideja për të luajtur në Ligën Premier dhe gjasat që ai t’i bashkohet skuadrës së Evertonit janë shumë të mëdha.

Thiago Silva. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Mediat angleze dhe ato franceze madje kanë raportuar se Silva është më afër Evertonit se sa një rikthimi në Milan.

Për lojtarin ka pasur oferta edhe nga Kina, Amerika dhe nga vendlindja e tij Brazil, por qëllimi i tij është të luaj edhe për dy vite të tjera në Evropë.

Nga ana tjetër drejtuesit e Evertonit po tentojnë t’ia plotësojnë dëshirën trajnerit Carlo Ancelotti për transferimin e Thiago Silvas.

Kujtojmë që Thiago Silva ka qenë prej vitesh kapiten i Paris Saint Germain, derisa me klubin nga kryeqyteti francez në tetë vite ka zhvilluar 310 ndeshje duke shënuar 17 gola e duke asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com