Thuajse e mbaruar, Nainggolan drejt Interit

Pas Martinez, De Vrij e Asamoah, Interi është në kërkim të goditjes së katërt në merkato. Sipas “Sportmediaset.it” është thuajse i bërë kalimi i Radja Nainggolan-it në skuadrën zikaltër. Një supergoditje kjo për milanezët, që kanë si objektiv të kthehen në një ekip konkurrent në Champions.

Skuadra e Romës që ka në pronësi kartonin e mesfushorit belg pranoi ofertën e fundit të drejtorit sportiv Ausilio: 24 milionë euro, shto këtu edhe kartonat e Davide Santon dhe talentit zikaltër Nicolò Zaniolo. Në total, kostoja e këtij operacioni shkon deri në 35 milionë euro.

“Ninxha” do të firmosë me Interin deri në vitin 2022 dhe do të përfitojë një rrogë prej 4.5 milionë eurosh në një sezon.

Kështu, Interi i së ardhmes vazhdon që të marrë formë. Trajneri Luciano Spalletti po përgatitet që të presë një futbollist të cilin ai e ka kërkuar prej kohësh, Nainggolan-in. Që akordi të përfundojë duhet të finalizohen vetëm disa detaje të vogla.

Ardhja e lojtarit belg sigurisht që e forcon edhe më shumë skuadrën e Interit, që ka si objektiv që të paraqitet sa më mirë në Ligën e Kampioneve, por edhe në Serie A, ku synon të thyeje hegjemoninë e Juves. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan