Tiemoue Bakayoko e dëshiron rikthimin te Milani

26 Mars 2020

Tiemoué Bakayoko thuhet se po punon që të rikthehet te Milani, aty ku arrit të rigjejë formën e tij të lartë.

Mesfushori francez ishte transferuar nga Monaco te Chelsea para katër sezonesh, mirëpo që nuk kishte arritur të tregonte vetën në Stamford Bridge.

Më pas, Bakayoko u dërgua në huazim te Rossonerët për një sezon duke arritur që të rikthehej në formë, për t’u rikthyer te Chelsea më pas.

Por,Frank Lampard vendosi ta largonte atë sërish në huazim dhe ai aktualisht gjendet te Monaco.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, Bakayoko dëshiron që të kalojë të Milani, por tani jo si i huazuar.

Francezi e kërkon largimin përfundimtar  nga The Blues dhe të kalojë në këtë verë te skuadra italiane. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan