Tifozët braktisin Arsenalin, arsyeja dihej që në nisje të sezonit

Jemi mësuar që Arsenalin ta shohim në Ligën e Kampioneve. Kjo skuadër gjithnjë e ka pasur stadium plot. Kështu, konkurimi në një kompeticion jo në rangun e Ligës së Kampioneve ka ndikuar që dje shtëpia e “Topҫinjve” të ndihej e boshatisur.

Fitorja e thellë ndaj bjellorusëve të BATE Borisovit nuk u ndoq nga të gjithë tifozët në stadium, pasi vetëm  gjysma e vendeve të “Emirates Stadium” ishin rezervuar nga tifozët për të ndjekur takimin. Zyrtarët e klubit londinez konfirmuan se ishin shitur 54.468 bileta, ndërsa në stadium u llogaritën se ishin të pranishëm vetëm 30.000.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar komente thumbuese për këtë fakt. Njëri ka shkruar se “më shumë ka kujdestarë se sa tifozë”, kurse një tjetër ka shkruar se “zyrtarisht kapaciteti i vendeve në ‘Emirates Stadium’ është 54.468 dhe 25.000 prej tyre e kanë kalur pjesën e parë të lojës në tualet.”

Djemtë e Arsene Wenger-it “bombarduan” 6 herë portën e miqve. Arsenali kuotohet ndër skuadrat kryesore që synojnë fitoren e Ligës së Europës, me synimin për të fituar një biletë vitin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve. D.V.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan