Tifozët e Alavesit me një arkivol në tribuna: Futboll, pusho në paqe

12 Shkurt 2019

Megjithëse skuadra e tyre e zemrës po përjeton një ndër sezonet më të mira në ligën elitare spanjolle, humbjet e javëve të fundit kanë bërë të reagojnë tifozët në mënyrë të çuditshme.

Tifozët baskë sollën një arkivol në shkallët e stadiumit Mendizorotza për të protestuar kundër ekipit të tyre.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Alavesit dhe Levantes, ku kjo e fundit e humbi me rezultat 2:0.

Por, para takimit tifozët e Alavesit në shenjë proteste për rezultatet e dobëta në javët e fundit, kanë sjell arkivol me një lodër në brendësi në formë të njeriut.

Kjo ka bërë që të tërheq vëmendjen e shumë mediave botërore dhe të bëhet lajm në shumë mediave botërore edhe me thirrjet “Futboll, pusho në paqe”.

Theksojmë se ulëset e gjysmës së stadiumit pas thirrjeve të njëpasnjëshme të fansave, ishin të zbrazura në fitoren e skuadrës.

Ndryshe, Alaves aktualisht renditet në pozitën e gjashtë të renditjes tabelore me 35 pikë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan