Tifozët e Frankfurtit nuk mund të ndalen as nga sigurimi, thyejnë reklamat dhe futën në fushë pas kualifikimit në gjysmëfinale

18 Prill 2019

Eintracht Frankfurt është befasia më e këndshme këtë vit në Ligën e Evropës.

Skuadra gjermane ka eliminuar edhe gjigantin portugez Benfica për të arritur në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

Ekipi gjerman pësoi humbje 4-2 në ndeshjen e parë në Lisbonë, por në një ndeshje perfekte triumfoi 2-0 para adhuruesve të vet për të siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

Filip Kostic dhe Sebastian Rode shënuan dy golat e kualifikimit të Frankfurtit.

Frankfurt kishte mbështetje të jashtëzakonshme të tifozëve pasi Commerzbank-Arena ishte i stërmbushur me 51,500 tifozë të pranishëm.

Atmosfera fantastike e krijuar në Commerzbank-Arena nga tifozët e Eintracht Frankfurt. (Foto: Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

Në fund të ndeshjes qindra ultras të skuadrës vendas kaluan edhe sigurimin dhe thyen reklamat mbrapa portës për tu futur në fushë.

Megjithatë ata nuk e pushtuan krejtësisht fushën pasi lojtarët vendas ia kërkuan një gjë të tillë pasi mund t’i dënohej fusha nga UEFA.

Goosebumps x 💯💯💯#SGEuropa pic.twitter.com/dfzAAJbIto

— Eintracht Frankfurt (@eintracht_eng) April 18, 2019

Gjithsesi një ndihmë tejet e madhe për këtë fitore lojtarëve iu dha nga tifozët të cilët në asnjë moment nuk pushuan dhe krijuan atmosferë të zjarrtë.

Në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës, Frankfurt do të përballet me Chelsean ku do të synojë të bëjë një tjetër befasi.

Tifozët e Frankfurt pasi rrëzuan reklamat mbrapa portës. (Foto: Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

Kujtojmë se skuadra gjermane për të arritur deri këtu ka eliminuar fillimisht Shakhtar Donetsk e pastaj gjigantin italian Inter. /Telegrafi/

www.telegrafi.com