Tifozët e Interit të acaruar se përse gjyqtari i dha dorën Bonuccit gjatë zhvillimit të ndeshjes

07 Tetor 2019

Juventusi e ka mposhtur mbrëmë Interin në kuadër të derbit D’Italia në javën e tetë në Serie A me rezultat 2-1.

Golat për Zonjën e Vjetër i shënuan Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain, derisa për Nerazzurët golin e vetëm e realizoi Lautaro Martinez nga penalltia.

Por, kur rezultati ishte 1-1, tifozët e Interit kanë arritur të kapin një moment acarues në ndeshje.

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Leonardo Bonucci dhe gjyqtari i ndeshjes Gianluca Rocchi kishin një përshëndetje të afërt, në momentin që ky i fundit nuk kishte ndëshkuar me kartonë të verdhë një lojtar të torinezëve.

Kapiteni i Zonjës së Vjetër e ka përshëndetur këtë vendim të gjyqtarit italian dhe i ka dhënë dorën atij, për t’i acaruar kështu tifozët e Interit.

Juventusi është bërë mbrëmë lider i ligës italiane me 19 pikë derisa s’ka pësuar asnjë humbje, me Interin që ka 18 sosh dhe ishte humbja e parë në këtë sezon. /Telegrafi/

{“videoid”:”1570462350760″,”type”:50,”ratio”:0.75}

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan