Tifozët e Juventus protestojnë kundër klubit! Kjo është arsyeja

“Mos e prekni Marchision” kjo ishte banderola e shfaqur jashtë qendrës sportive të Vinovos. Me një kontratë deri në vitin 2020, mesfushori i lindur në vitin 1986, mesa duket nuk bën më pjesë në planet e Allegrit.

Gjatë këtij sezoni, në ndeshjet e  kampionatit dhe kupës, ai është aktivizuar vetëm 456 ‘, në 11 ndeshje. Shumë pak për t’u ndier protagonist, prandaj në fund të sezonit, pasi të ketë diskutuar me klubin, Claudio Marchisio mund të vendosë ta lërë Juventusin, dhe të transferohet në një ekip tjetër. Me shumë mundësi jo në Itali, por po ndiqet me vëmendje hipoteza e Amerikës, ku mesfushori ka shumë admirues./EDS/

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan