Tifozët e kërkuan, Salillari i kthen përgjigje Tomorit

Tifozët e Tomorit i janë drejtuar me një letër kërkesë biznesmenit të njohur beratas, Pëllumb Salillarit që të afrohej te skuadra e Tomorit, duke blerë edhe aksionet e saj. Bashkia e Beratit ka shlyer të gjitha borxhet e ekipit dhe e ka nxjerrë atë në shitje dhe tifozët kanë nisur një nismë për të afruar biznesmenin e fuqishëm në fushën e ndërtimit.

Por, Pëllumb Salillari në deklaratën e dhënë për “Panorama Sport”, ka bërë me dije se nuk është i interesuar në këto momente për futbollin. “Për momentin nuk mund të mendoj për futbollin, por i falënderoj bashkëqytetarët e mi. Kam më shumë se një vit që endem nëpër spitale pasi një prej të afërme të mi po kalon një sëmundje”, ka thënë Salillari shkurtimisht.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan