Tifozët e Liverpoolit vazhdojnë të ëndërrojnë pas fitores ndaj Chelseat në Anfield

14 Prill 2019

Liverpooli ka fituar debrin e xhiros së 34 në Ligën Premier ndaj Chelseat me rezultat 2-0 në Anfield.

Reds ishin më të mirë dhe në fund morën fitoren e merituar, e cila e mban gjallë ëndrrën për titullin kampion në fund të sezonit.

Pjesa e parë ishte më pak raste, Mohamed Salah (6′) dhe Sadio Mane (38′) kërkuan goli, por rrjeta e Kepa Arrizabalagas mbeti e paprekur dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Festa e Sadio Mane pas golit ndaj Chelseat në Anfield (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Liverpooli e filloi furishëm pjesën e dytë, fillimisht shënoi me anë të Manes në minutën e 51-të, pastaj edhe me Salahun (53′).

Në vazhdim Blutën kërkuan golin me anë të Eden Hazard, ndërsa vendasit tentuan një tjetër gol me anë të ndonjë kundërsulmi.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje për pak minuta luajti edhe Xherdan Shaqiri, i cili u inkuadrua në minutën e 88-të në vend të Salah. Për herë të fundit tifozët e LFC-së e kishin parë yllin shqiptar në fushën e blertë në barazimin 2-2 ndaj Man Utd-së.

Mohamed Salah momente pas golit ndaj Chelseat (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 dhe Liverpooli vazhdon në pozitën e parë në Ligën Premier me 85 pikë, dy më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak, kurse Chelsea renditet në pozitën e katër me 66 pikë.

Në xhiron e radhës skuadra e Jurgen Klopp luan kundër Cradiff, ndërsa ajo e Maurizio Sarrit ndaj Burnleyt. /Telegrafi/

GOAL!!
A stunning goal by Sadio Mane and a brilliant play by Liverpool forwards breaks the Deadlock⚽❤️.
Liverpool 1- 0 Chelsea #LIVCHE pic.twitter.com/w2SiimYOOv

— SportCentre (@SportCentre8) April 14, 2019

GOAL!!!
Mo Salah with a rocket ??
What a Goal❤️
Liverpool 2- 0 Chelsea#LIVCHE pic.twitter.com/SWXmcQujre

— SportCentre (@SportCentre8) April 14, 2019

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan