Tifozët e skuadrës gjermane krijojnë një fond për të transferuar Messin – iniciativa bëhet virale në internet

01 Shtator 2020

Tifozët e VfB Stuttgart janë duke tentuar të bëjnë të paimagjinueshmen për të transferuar Lionel Messit.

Një tifoz me emrin Tim Artman ka krijuar një fond në “GoFund Me” për të mbledhur të holla në transferimin e argjentinasit te klubi gjerman.

Tashmë është bërë e ditur se 33-vjeçarin e dëshiron largimin nga Barcelona në këtë verë, ndërsa Manchester City, Inter dhe Paris Saint-Germain – janë skuadrat më të interesuara.

Kjo gjë nuk e ka ndaluar tifozin e skuadrës nga Bundesliga që të kërkojë një shumë prej 900 milionë eurove, derisa aktualisht ka arritur të mbledhë 1,437 euro.

Lexo po ashtu: Bartomeu mund të përfundojë në burg nëse shet Messin

“Ne, tifozët e VfB jemi duke mbledhur para për të paguar transferimin e Lionel Messit”, ka shkruar Artmann.

“Në rast se shuma e kërkuar nuk mblidhet ose Lionel Messi kalon te një skuadër tjetër, shuma që mblidhet 100% do të kalojë te Viva con Agua”, ka shkruar ai më tej. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com