Tifozët të ''çmendur'' pas lojtarit shqiptar, po mahnit të gjithë në Maltë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
11 Tetor 2018 15:36

Federata Malteze e futbollit ka publikuar një artikull në faqen e saj zyrtare, për një nga futbollistët më të suksesshëm që militon në kampionatin maltez. Bëhet fjalë për djaloshin nga Durrësi, Erjon Beu. Në ndeshjen ndaj San Gwan më 26 Shtator, sulmuesi i Lija Athletic, Beu zhvilloi ndeshjen e tij të 100-të në kategorinë ë parë. 27 vjeçari shqiptar ka qenë një titullar fiks gjatë këtij sezoni. Me 74 gola, Beu është aktualisht golashënuesi më i mirë në historinë e Lija Athletic. Por durrsaku me 61 gola të shënuar në kategorinë ë parë, është gjithashtu golashënuesi i 6-të më i mirë në historinë e futbollit maltez.

Sezonin e kaluar ai shënoi 11 gola në Premier League Malteze, një sezon i mrekullueshëm në aspektin  personal, pavarësisht rënies nga kategoria. Beu debutoi në Maltë me ekipin e Attard Fc, ku ndeshjen e parë zyrtare e ka luajtur më 9 Janar 2011,duke shënuar një dopietë. Në Shqipëri ai ka filluar të luaj futboll që në moshën 10 vjeçare. Kur ishte 14 vjeç, zgjodhi të vazhdonte shkollën profesionalë të futbollit në Durrës. (MSD-Mjeshtëria Sportive Durrës), dukë u bërë pjesë e të rinjve të U-17 dhe U-19, ku madje ka qenë edhe kapiten i skuadrës. Aftësitë e tij ranë menjëherë në sy të drejtuesve të Teutës, ku aktivizua me të rinjtë e ekipit bregdetar.

Forma fantastike në Maltë ka bërë që të fitojë shumë çmime, dukë u përfshirë në Top 11 të vitit 2017, ku gjithashtu u shpall futbollisti më i mirë i huaj i kampionatit. Beu ka shënuar 82 gola në 158 ndeshje zyrtarë në Maltë dhe shumë shpejt kërkon të thyej rekordin e100 golave të shënuar. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike