Tifozi i Kosovës rrëfen për sulmin që iu bë në Çeki: Ishim duke ngrënë bukë kur erdhën persona me maska

14 Nëntor 2019

Një grup tifozësh kosovarë janë sulmuar në Çeki, në pritje të ndeshjes së vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2020, mes Çekisë dhe Kosovës.

Për RTV Dukagjinin nga Çekia tifozi i cili kishte dorën e lënduar, ka rrëfyer gjithë ngjarjen që ka ndodhur e që ai e ka konsideruar tërësisht jo sportive.

“Jetoj në Graz të Austrisë dhe jam nga Gjilani. Kemi qenë duke ngrënë bukë në mënyrë të qetë. Na kanë sulmuar persona me maska. Kjo nuk është atmosferë sportive. Nuk ka të bëj me sportin”.

Tifozi tregon më tej se kanë qenë rreth 15 veta që po qëndronin qetë derisa janë sulmuar nga një grup prej 25 personash…Ne nuk kemi provokuar. Sulmi ka qenë komplet i papritur. Ne kemi ardhur për ambient sportive”.

Gjilanasi thotë se biletat i kanë siguruar në mënyrë të rregullt dhe se qyteti është shumë i bukur por ky incident zbeh atmosferën.
“Kam parë që policia ka reaguar…Ne jemi kryesisht studentë. Nuk kemi qëllime provokimi. Unë vet jam baba i dy fëmijëve. Nëse është e mundur do të shikojmë ndeshjen, në të kundërtën shohim se çfarë do të bëjmë”, tregon më tej tifozi dardan nga Çekia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com