Tifozi më i zjarrtë në Elbasan Arena, Presidenti i papërmbajtshëm pas fitores së kuqezinjve

10 Shtator 2019

ELBASAN

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka ndjekur ‘live’ përballjen e sotme Shqipëri-Islandë që përfundoi 4 me 2 për kuqezinjtë. Si një prej tifozëve më të zjarrtë të Kombëtares, gëzimi i Kreut të Shtetit ka qenë i papërmbajtshëm në shkallët e stadiumit pas golave që i dhanë fitoren shqiptarëve.

“Fitore shqiponjash sot në “Elbasan Arena”! ⚽⚽⚽⚽ 🇦🇱👐”, shkruan Meta.

jQuery(window).load(function() { jQuery(“.galery-slider”).flexslider({ animation: “fade”, controlNav: true, animationLoop: false, slideshow: true, }); });

Kujtojmë se gjatë ditës Presidenti kërkoi mbështetje për Kombëtaren Shqiptare e cila gjendet në momente jo shumë të favorshme në eliminatoret Euro2020 dhe fitorja e sotme ishte përgjigjja për të gjithë.

(m.k/BalkanWeb)

www.balkanweb.com