Tirana dhe Ze Maria zyrtarizojnë ‘divorcin’

Tëtë javë për tetë pikë, Tirana nuk po ecën në ritmin e kërkuar dhe është shumë larg idesë të të kërkuarit titullin kampion, ashtu siç e shpallën në fillim të sezonit kur rinovuan me trajnerin brazilian Jose Marcelo Ferreira.

Por, pas derbit të humbur kundër Tiranës situata rrëshkiti dhe nuk ishte më e njëjta, dashuria nisi të përfundonte për teknikun brazilian. Për këtë arsye, humbja me Laçin e bëri situatën të padurueshme dhe tanimë skuadra ka mbërritur në pikën e fundit, ndërrimin e trajnerit.

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme është bërë shkëputja e marrëdhënieve me brazilianin, gjë e pranuar nga vetë ai por edhe nga presidenti Refik Halili. Ky i fundit pranoi: “Zyrtarisht i japim fund marrëveshjes që kemi bërë me trajnerin Ze Maria. Nga sot ai nuk do të jetë më trajner i Tiranës”.

Pas presidentit të bardhebluve ishte fjala e trajnerit brazilian që zyrtarizoi shkëputjen nga Tirana. “E mbyllim sikurse e nisëm. Një vit e 6 muaj më parë, u gjendëm në të njëjtin vend. Është e drejtë që të largohem duke folur për të gjithë gazetarët. Dua t’i falënderoj të gjithë, klubin dhe gazetarët për gjithçka kemi kaluar. Ka qenë një periudhë rritjeje për mua, si profesionalisht dhe në aspektin personal”.

“Kam takuar njerëz që e duan këtë klub dhe unë jam i lumtur që kam qenë pjesë e këtij klubi. Kur martesat nuk shkojnë mirë, divorci është i pashmangshëm, për arsye të rezultateve negative. Është e drejtë që trajneri të shkarkohet dhe kur arrihet marrëveshja mes palëve kjo është më mirë për të gjithë”.

“Një falënderim të veçantë e kam për tifozët, për faktin se pata kohën për t’i gëzuar. Sezonin e kaluar ishin shumë të mërzitur me skuadrën. Kam parë që kanë pasion për këtë skuadër. Shpresoj të shihemi në të ardhmen, nuk e di ku. Shpresoj të kem lënë shenjë të mirë këtu në Shqipëri”, tha Ze Maria, ndërsa trajneri i ri do të prezantohet ditën e nesërme për të marrë në dorë skuadrën. /EDS/

***********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan