Tirana e Memës nuk di të fitojë, barazim ndaj Kamzës

Tirana nuk shkoi më shumë se një barazim në takimin e luajtur ndaj Kamzës në transfertë në javën e 10 të Superiores. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri i ri Ardian Mema, edhe pse treguan më shumë superioritet, e mbyllën takimin me rezultatin 1-1.

Por loja mund të kishte përfunduar ndryshe, nëse ata do të tregoheshin më të saktë në rastet e krijuara, sidomos në 45 minutat e dyta. Ishte Tirana që kaloi e para në avantazh.

Në të 64’, Greca dërgoi një top nga e majta për Sentamun, i cili avancoi dhe brenda zonës me të majtën mposhti gardianin Avdyli. Por gëzimi i bardhebluve zgjati vetëm 5 minuta, pasi pritësit barazuan. Goditje dënimi. Plaku gjuajti direkt drejt portës, topi u ndal dhe aty Masato Fukui e shtyu në rrjetë. Pas barazimit, ekipet u treguan më të kujdesshme dhe arritën që të menaxhonin rezultatin. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan