Tirana, Halili-Mema, “pengu” i kontratës dhe emri i trajnerit të ri

08 Tetor 2019

1 pikë në 3 ndeshje i dhanë një tronditje të fortë projektit fitues të Tiranës, një ecuri negative e cila i ka kushtuar shumë klubit bardheblu. Presidenti Refik Halili i dha sinjalet e para të një krisje më trajnerin fill pas humbjes në derbi kundër Partizanit, ku në mënyrë indirekte bëri përgjegjës trajnerin dhe stafin, një humbje e cila u pasua me një tjetër rezultat zhgënjyes, barazimi 2-2 kundër Flamurtarit.

Mema

Mema dështoi që në hapin e parë për të marrë 3 fitore radhazi, kusht ky i vendosur nga klubi, presidenti Halili. Palët kanë negociuar gjatë këto ditë, ku kërkohej një ndërprerje e kontratës me mirëkuptim, plus që Mema është një emër i madh i familjes bardheblu, kërkohej një largim i butë. Pauza e Kombëtares ishte periudha e duhur për të marrë një vendim të tillë, trajneri i ri do të kishte kohën e duhur për të punuar me ekipin.

Në shtëpinë e bardhebluve u diskutuan disa opsione, një prej tyre ishte dhe zëvendësimi i Memës me Julian Ahamtaj, ish trajneri i Luftëtarit, Kamzës dhe ish lojtar i Tiranës, por në fund drejtuesit e klubit kanë bërë prapa kthehu duke i besuar sërish Memës.

(BalkanWeb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan