Tirana harbohet pas fitores me Kukësin, Greg Rama i bashkohet festës bardheblu

22 Shkurt 2020

Tirana ka festuar deri vonë fitoren e djeshme me Kukësin. Një festë legjitime për lojtarët bardheblu që kanë marrë kreun e klasifikimit pas shumë javësh në ndjekje të verilindorëve.

Por festa e klubit kryeqytetas ka pasur dhe një të ftuar special, Greg Ramën, djalin e kryeministrit Edi Rama, që ka festuar me ekipin e Tiranës.

Ngo Greg

Një foto e Majkëll Ngo me Gregun e postuar nga sulmuesi në rrjetet sociale, është dëshmia që tregon se zemra e djalit të kryeministrit Rama është bardheblu.

Tashmë për Tiranën fillon java e derbit dhe ekipi i drejtuar nga Egbo do suksesin e radhës për të vijuar rrugën drejt titullit të 25-të kampion, që do të kurorëzonte në mënyrën më të mirë 100-vjetorin e krijimit të klubit. Ndërsa në familjen Rama do të kemi derbin e radhës, pasi xhaxhai i Gregut, Olsi Rama, është drejtori i Partizanit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan