Tirana “harron” derbin, Dede mendon vetëm për Laçin: Vlen vetëm fitorja

24 Janar 2021

Humbja në derbi i përket së shkuarës. Tirana dhe Nevil Dede shohin përpara, ku i pret një pengesë e vështirë në misionin për t’u kthyer te suksesi. Bardheblutë luajnë kundër Laçit dhe për trajnerin e kampionëve në fuqi, fitorja është objektivi i vetëm.

Gjk 0127 1536×1024

Post-derbi
“Mendoj se ditët janë shumë të pakta për të përgatitur një ndeshje. Unë jam i bindur se grupi është i bashkuar dhe do e hedhim pas krahëve atë humbje ndaj Partizanit. Historia shkruhet ne nuk e mohojmë dot atë. Patëm një rezultat jo të mirë që nuk e prisnim. Pavarësisht kësaj n ë do të shi8kojmë përpara dhe vetëm kështu ne mund të jemi ata që duhet të bëjnë më të mirën për klubin, nga unë dhe te skuadra. Me pak fjalë do them se grupi është i bashkuar dhe në harmoni”.

6. Reklama E Superliges Dede Pret Te Shijoje Derbin, Tirana Nuk Heq Dore Nga Titulli

Kundërshtari
“Laçi është një ekip shumë i fortë, ka vite në Superiore janë gjithmonë më shumë konkurrues dhe të hapin vështirësi. Sivjet janë përforcuar shumë, por kjo nuk od të thotë se ne nuk mund t’ia dalim. Luajmë çdo ndeshje për të marrë maksimumin. Punojmë me këtë qëllim dhe do luftojmë edhe nesër”.

4. Nje Kalendar Ferri Tur Force Deri Ne Fuind, Tirana Vuan Demtimet, Tur

Mungesa e Bathës
“Unë e thashë edhe pas derbit, që ka një peshë të madhe, pasi është lider dhe kapiten i skuadrës. Megjithatë ne nuk e kthejmë dot kohën pas dhe duhet të gjejmë zgjidhjet te grupi për ta zëvendësuar. Grupi duhet të bëhet më i fortë për ta dubluar atë pozicion. Të jem i sinqertë , pres që Celhaka të rikthehet në maksimum. Është një djalë që ka dhënë shumë, mezi pret të zbresë në fushë. Kemi edhe një seancë stërvitore për të parë se kush do të luajë. Të dyja alternativat, Najdovski dhe Celhaka qëndrojnë, por nuk mund ta vendos pa përfunduar seanca stërvitore”.

3. Prezanohet Vayrinen Tirana Zbulon Sulmuesin E Ri, Finlandezi Kerkon Titullin

Vairien
“Është një investim shumë i madh i klubit. AI mund të luajë edhe që nga minuta e parë. Por seancat e pakta që ka pasur me ne, na bëjnë që të mendojmë se sa minuta do i japim në ndeshje. Mund të jetë një surprizë aktivizimi i tij nga minuta e pare”. Ndeshja pas derbit
“Nga momenti që nga ndeshja në ndeshje, skuadra merr formë dhe shfaqte më mirë, në sulm. Nëse krijojmë dhe gjuajmë më shumë se në ndeshjet e vitit 2020, kjo tregon që skuadra po bën mirë. Ka edhe situata që ndodhin, siç ishin në ndeshjen e fundit. Në do të mundohemi të shmangim këto situata”.

4. Nje Gjigand Per Tiranen Vjen Nje Tjeter Sulmues, Seferi Gati Per Formacionin

Gjendja e afrimeve të skuadrës
“Seferi pas ndeshjes me Kastriotin ku luajti 35 minuta, në derbi ai përballoi mbi 60 minuta. Kjo tregon që po rritet në kondicion. Ka disa ndeshje të sezonit, ku duhet të sakrifikojmë të gjithë më shumë, ku edhe me pak minuta duhet të sakrifikojmë”.

3. Tirana Pa Presion Merkato Dhe Rikthimet Sjellin Besim, Titulli Mbetet Objektiv

Seferi
“Ai bëri shumë mirë, shërbeu për skuadrën. Përgjigjja naive e tij, nuk do të thotë se ai nuk donte të shënonte. Mungesa e minutave, bëri që ai të mos e dërgonte në rrjetë”.
Objektivi
“Për Tiranën nuk është e mjaftueshme asnjëherë barazimi. Për tifozët tanë, duhet gjithmonë më shumë gola. Ne luajmë gjithmonë për fitore. Tirana ka organikë për të mposhtur çdo skuadër në Superiore. E ardhmja është e sigurt në këtë klub, pasi kemi shumë lojtarë të rinj dhe të mirë në çdo pozicion. Mungesat kanë qenë të mëdha. Rikthimet e tyre, do na ndihmojnë shumë. Mund të bënim më mirë deri tani”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan