Tirana i mbyll hapësirat lojtarit që u prezantua me bujë

Tirana është një nga skuadrat që ka bërë afrime të bujshme gjatë merkatos së verës. Mbi të gjitha, blerje të menduara mirë për repartet ku trajneri Ze Maria ka kërkuar afrime. Nga mbrojtja e deri në sulm Tirana ka afruar shumë lojtarë, ndërsa vetëm një prej tyre duket se e ka zhgënjyer plotësisht trajnerin brazilian.

Dejan Blazevski u afrua me bujë, ai transferua nga Vardari i Shkupit nga kampionati maqedonas te 24-herë kampionët e Shqipërisë. Gjatë katër sezoneve me Vardarin ai ka shënuar 36 gola në kampionat, teksa pozicioni i tij është sulmues i krahut të majtë.

Normalisht që për shkak të CV-së së tij Blazevskit iu dha besim menjëherë dhe firmosi me bardheblutë, por miqësoret e zhvilluara deri më tani kanë nxjerrë në pah që lartësia e tij fizike dhe teknike nuk është aty ku pret stafi brazilian. Ndërkohë që në testin e djeshëm brenda grupit tekniku brazilian e ka kaluar te skuadra e rezervave.

Në provë – Vijojnë që të mbeten në provë dy sulmuesit e ardhur dy ditë më parë në kryeqytet. Offei dhe Carabelli janë dy lojtarë që kanë persepektivë, por që tekniku brazilian nuk do që të nxitohet. Ai do të zgjedhë më të mirin nga të dy, por në rast se të dy kanë cilësi të mira dhe njohje të portës, normalisht që bardheblutë do t’i mbajnë. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan