Tirana largon frikën në Durrës, fitore me aromë mbijetese!

14 Prill 2019

Futbolli është shumë i çuditshëm, aq më tepër ai shqiptar. Tirana nuk fiton kur duhet por fiton pikërisht aty ku dukej e vështirë për të mos thënë e pamundur. Pas gjashtë ndeshjeve pa fitore, përjashto këtu 3 pikëshin në tavolinë përballë Kamzës, bardheblutë fitojnë në një transfertë të vështirë si ajo e Teutës, për më tepër në momentin kur durrsakët kërkonin me çdo kusht fitoren për tu mos larguar nga zona euro. Kjo isha e diela përfekte për kryeqytetasit, jo vetëm fitojnë në transfetë por marrin një dhuratë shumë të madha nga Skënderbeu, më korçarët që çmontuan Kastriotin me një poker golash, një kombinim perfekt që i largon Tiranën me 6-të pikë nga zona e ftohtë, ndërsa i ushtron presion nga pranë Luftëtarit.

Të dy trajnerët zbritën në fushë me shumë ndryshime, mbi të gjitha Shkëmbi që ashtu siç kishte paralajmëruar la në stol një pjesë të senatorëve si Hidi apo Arapi, por as këto lëvizje nuk i ndryshuan fatet e Teutës pasi Oduamadi me një sprint të jashtëzakonshëm në minutën e 42-të nxori në pah të gjithë problemet e prapavijës durrsake duke kaluar Tiranën në avantazh.

Si gjithnjë Teuta e nis keq, përpiqet të rifutet në lojë, krijon raste për shënim por janë të pasaktë në pasin final dhe mbi të gjitha në finalizim. Është e çuditshme se me sa lehtësi Teuta pëson dhe golin e dytë, Kobina dhe Edon Hsani kombinojnë në mënyre perfektë ndërmjet tyre me shkodranin që shënon dhe golin e dytë për bardheblutë. Teuta rikthehet në lojë me një gol shumë të bukur nga Kamara në minutën e 73-të por festa e bregdetarëve zgjati shumë pak. Erando Karabeci me një goditje të thatë nga jashtë zonë shënon dhe golin e tretë për Tiranën duke hipotekuar këtë trepikësh jetik. Nga pretendet për titull, Teuta e sheh vetëm tashmë edhe jashtë europë.
(BalkanWeb)

www.balkanweb.com