Tirana nis përgatitjet, Ze Maria mbetet në Brazil

Tirana ka nisur sot përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit. Ekipi bardheblu ka zbritur në fushën e blertë pas pushimeve për festat e fundvitit. Skuadra është drejtuar nga zëvendës-trajneri, Marco Aurelio.Braziliani Ze Maria nuk ka qenë i pranishëm. Ai do t’i bashkohet bardhebluve në Antalia. 24 herë kampionët e vendit do të nisen nesër drejt Antalias. Bardheblutë do të përgatiten në Turqi para fillimit të pjesës së mbetur të sezonit në Kategorinë e Parë.

“Skuadra ka nisur sot përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit. Seancën e parë stërvitore e ka drejtuar zëvendës trajneri Marco Aurelio dhe stafi teknik. Trajneri Ze Maria do të bashkohet me skuadrën në Antalya. Nesër në orët e para të mëngjesit, bardheblutë do të udhëtojnë drejt Turqisë për të vijuar përgatitjet e dimrit. #wearetirona”, – shkruan klubi në faqen zyrtare në “Facebook”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan