Tirana nuk dorëzohet, vijon negociatat me FIFA, nuk heq dorë as nga Taulant Seferi

06 Janar 2021

Tirana mori një goditje të fortë teksa u njoftua nga FIFA se nuk mund të federojë Taulant Seferin pasi merkato e tyre është e bllokuar. Ky lajm shokoi jo pak ambientin bardheblu pasi nuk e imagjinon që pengesë për këtë do të bëhej një transferim i katër viteve më parë, Mokhtar Cise. Në këtë çështje kryeqytetasit janë palë e tretë, një situatë e ngjashme me atë të Çinarit, të paktën sipas reagimit zyrtarë të klubit. Nuk bëhet fjalë për një borxh ndaj lojtarin por një detyrim që sulmuesi kishte ndaj ish klubit të tij, Ujidad Kazablanka, përpara se të firmoste për bardheblutë.

Cise

Në çdo rast bëhet fjalë për një shifër afro 200 mijë që Tirana është e detyruar ta paguaj për të pasur të drejtë të futet në merkato. Të kontaktuar nga News24”, zyra për shtyp e Tiranës, u shpreh se klubi vijon bisedimet me FIFA për të gjetur një zgjidhje të shpejtë. Në lidhje me transferimin e Taulant Seferit, i bërë publik nga të dy palët, si Tirana ashtu dhe vetë lojtari, zyra për shtyp e klubit kryeqytetas, theksoi se i qëndrojnë fort njoftim të parë, afrimi i Seferit qëndron në fuqi pasi kanë arritur akord me lojtarin dhe me klubin e Young Boys, presin vetëm zhbllokimin e merkatos për të zyrtarizuar këtë huazim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com