Tirana pazar në Shkodër, do mesfushorin e kuqebluve

Rikthimi në Superiore do të përfshijë dhe një revolucion te skuadra e Tiranës. Bardheblutë e kanë bazën, por disa nga futbollistët do të largohen nga ekipi 24 herë kampion i Shqipërisë, ndërsa merkatoja pritet të jetë voluminoze në kampin kryeqytetas. Në kushte të tilla, drejtuesit e klubit po mendojnë të afrojnë futbollistët e duhur, pasi nuk duan të jenë thjesht pjesëmarrës në Superiore, por të jenë pretendentë. Tirana ka një histori shumë të madhe dhe e nis gjithmonë si rivale kryesore për titullin kampion.

Tirana do që të bëjë Pazar te Vllaznia, pasi kërkon mesfushorin shkodran Ardit Krymi. Ai është një emër që pëlqehet shumë nga skuadra bardheblu dhe u kërkua me ngulm dhe në merkaton e janarit. Futbollisti ka eksperiencën e duhur, pasi luan prej vitesh si titullar te skuadra shkodrane dhe nuk është një bast, por një investim i sigurt. Drejtuesit e klubit kanë patur kontakte me futbollistin shkodran dhe në merkaton e janarit, por nuk ja kanë arritur të bindin atë për t’iu bashkuar Tiranës. Lojtari e ka lënë derën e hapur për merkaton e verës dhe me mbylljen e sezonit, kontaktet me të do të rinisin.

Situata e Vllaznisë nuk dihet se do të shkojë dhe Tirana po sheh me shumë interes mbarëvajtjen e ekipit kuqeblu. Ata janë gati të sakrifikojnë pak në aspektin ekonomik në lidhje me afrimin e shkodranit. Bardheblutë janë gati t’i ofrojnë lojtarit deri në 5 milionë lekë rrogë në muaj, pa harruar dhe bonuset dhe lekët në dorë. Problem për këtë lëvizje mbetet kontrata e futbollistit me kuqeblutë, por Tirana shpreson që futbollisti ta zgjidhë vetë këtë çështje. Bardheblutë janë gati t’i ofrojnë futbollistit para në dorë për të patur kartonin në dorë. Krymi nuk është i kënaqur me situatën e Vllaznisë, pasi prej vitesh luftoin për mbijetesë dhe thuhen premtime boshe.  /EDS

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan