Tirana “përmbys” Skënderbeun dhe rikthehen epërsinë +9 me Kukësin

28 Qershor 2020

Tirana përmbys Skënderbeun dhe kthen me këmbë në tokë Kukësin që për 45 minuta kishte ëndërruar t’i jepte goditjen e rëndë bardhebluve në përballjen direkte të javës së ardhshme.

Skënderbeu e nis ndeshjen shumë mirë dhe dominon kryeqytetasit në pjesën e parë, madje e konkretizon këtë dominim me golin e Mensah në minutën e 9-të. Mara harkon nga këndi dhe Mensah kërcen më shumë nga të gjithë duke thyer Ilion Likën.

Bardheblutë kanë shanse të bëjnë dëm me Torasën, por edhe Skënderbeu mund të kishte dyfishuar me autorin e golit.

Në pjesën e dytë Tirana duket krejt tjetër ekip në fushë, ndërsa Skënderbeu fiket me kalimin e minutave duke ndier ndoshta lodhjen e ndeshjes së Kupës së Shqipërisë me Bylisin.

Në minutat 71-76 Majkëll Ngo do të shënojë dy herë duke përmbysur shifrat dhe duke i dhënë fitoren ekipit të tij, që ngjitet në kuotën e 65 pikëve

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan