Tirana shumë e fortë për Laçin, Cungu debuton me humbje

19 Tetor 2019

Në “Selman Stërmasi” Tirana i bën mirë detyrat e shtëpisë duke mposhtur Laçin dhe duke i rikthyer te fitorja pas humbjes me Partizanin dhe barazimin ndaj Flamurtarit. Bardheblutë kalojnë menjëherë në avantazh, kur në minutën e 4-ët Dunga tund rrjetën e Stazhillës dhe jep përshtypjen e një ndeshjeje të lehtë për të zotët e shtëpisë.

Në fakt nuk do të jetë kështu sepse Laçi reagon shumë shpejt. Kurbinasit do të barazojë vetëm 120 sekonda më pas me Nuabuezen. Vrulli i minutave të parë do të bjerë disi, ndonëse Tirana është ajo që dikton lojën e saj. Dhe kryeqytetasit do të shpërblehen në limitet e pjesës së parë, kur Kale shënon golin e epërsisë falë një aksioni individual dhe çon Tiranën të qetë në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë Laçi përpiqet të shmangë humbjen, por është Tirana ajo që i afrohet golit sidomos në minutën e 75-të kur Stazhillën e shpëton shtylla pas gjuajtjes së Dungës. Do të mbyllet 2-1 në kryeqytet. Tirana ngjitet në kuotën e 14 pikëve, po aq sa Partizani dhe një pikë më pak sesa Teuta kryesuese, ndërsa Laçi mbetet në kuotën e 7 pikëve në vendin e tetë.

(Balkanweb)

www.balkanweb.com