Tirana zbret në fushë, mungon Ze Maria

Tirana zbret në fushë, mungon Ze Maria

Tirana ka zhvilluar paraditen e sotme edhe stërvitjen e parë për këtë vit kalendarik, pas pushimeve të gjata që futbollistët kanë pasur për festat e fundvitit. Kategoria e Parë nis më vonë se Superiorja dhe për këtë arsye bardheblutë mund të qëndronin më shumë pranë familjeve të tyre. Por, stërvitja e sotme ishte më shumë një shkrydhje për futbollistët, pasi kishte program atletik. Gjithashtu në mbrëmje dot të zbardhet edhe lista e lojtarëve që do të udhëtojnë sot drejt Antalias ku edhe do të kryhet faza përgatitore.

Sot ka munguar trajneri Ze Maria dhe skuadrën e kanë stërvitur ndihmësit e tij. Braziliani do të niset direkt nga vendi i tij për në Antalia ku do të bashkohet me skuadrën.