“Tiranës po i shtrojnë rrugën”, Egbo i përgjigjet Licit: Po ishim mirë, nuk na ndal askush

06 Shkurt 2020

Shtatë ndeshje, shtatë fitore. Një ecuri rekord ajo e Emanuel Egbo në pankinën e Tiranës. Askush nuk mund ta kishte parashikuar, ndërsa pas oshilacioneve, zhgënjimeve dhe pasigurive, trajneri ka kthyer bardheblutë në shinat e titullit kampion. Por Egbo nuk do të ndalet këtu.

1. Tirana

“Kemi folur me ekipin për këtë, pasi vazhdojmë të ruajmë ritmin dhe kjo është një gjë e mirë. Rritet vetbesimi dhe futesh në fushën e lojës me mentalitet fitues”, ka thwnw tekniku. Për të vazhduar serinë rekord, Tirana duhet të kalojë transfertën kundër Vllaznisë. “Klasikja” e futbollit shqiptar është e para në turin e forcës që parashikon kalendari për të besuarit e Egbo.“Pavarësisht kundërshtarëve, ne merremi me veten. Nëse arrijmë të dalim në lojën tonë, nuk besoj se do të ketë ekip që të na hap probleme. Nëse japim 100% tonë, nuk do të kemi pse të merremi me ekipet kundërshtare”, vijon trajneri i Tiranws.

2. Tirana E Plote Para Vllaznise, Egbo Ka Luksin E Zgjedhjes

Pavarësisht se ka të gjithë numrat në krahun e tij, Egbo nuk nuk zhbilancohet dhe ruan modestinë për vete dhe ekipin. “Nuk shkojmë si favorit, është një ndeshje e radhës. Nuk ka asnjë favorit, pasi është një derbi. Duhet të japim 100% në fushën e lojës”, wshtw shprehur ai. Trajneri i Tiranës i është përgjigjur edhe Suad Licit, ish-futbollistit bardheblu, tashmë administrator i Vllaznisë. Deklaratat e tij se Tirana po ndihmohet, nuk janë pritur mire.

3. Kalendar Ferri Per Tiranen, Nuk Buzeqesh As Kukesi

“Nuk merrem me ekipet e të tjerëve. Edhe kur ne na kanë bërë gabim arbitrat, nuk jemi ankuar sepse arbitrat janë njerëz, gabojnë, vetëm Zoti nuk gabon. Nuk e di na kanë shtruar rrugën apo jo, Tirana nuk merret me ekipet e tjera. Nuk besoj se na ndihmojnë arbitrat. Nuk e di në çfarë konteksti e ka thënë Suad Lici. Ai i njeh mirë Tiranën pasi ka qenë, por njeh edhe Vllazninë”, ka pwrfunduar trajneri bardheblu. Emanuel Egbo ka larguar frikën për gjëndjen e Majkëll Ngo. Sulmuesi është gati, ashtu si Hasani që është rikuperuar ditët e fundit. Lojtari i vetëm në dyshim është Tefik Osmani.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com