Tite: Brazili po shërohet nga dhimbjet e Kupës së Botës

08 Shtator 2018

Tite tha se Brazili është duke u rikuperuar nga dhimbja dhe zhgënjimi i eliminimit nga Kupa e Botës pas fitores kundër Shteteve të Bashkuara në New Jersey të premten. Kapiteni i ri i përhershëm Neymar dhe Roberto Firmino ishin protagonistët e fitores, pasi Brazili fitoi 2-0 në një miqësore në stadiumin MetLife. Brazili ishte favoriti për të fituar Kupën e Botës në Rusi, por gjigandët latinë u tronditën nga Belgjika në çerekfinale. Duke folur pas fitores së Brazilit, trajneri Tite u tha gazetarëve: “Ne po e rimarrim veten nga dhimbja dhe zhgënjimi i eliminimit. Ajo ka një aspekt emocional. Kjo ishte një ndjenjë që ne vumë re kur u takuam me lojtarët dhe ky është një rifillim në të cilin Douglas Costa ka filluar vetëm ndeshjen e tij të dytë. Pyeta për atletët e tjerë, por në këtë moment të tjerët ishin ata që kanë nevojë për më shumë kohë në fushë. Ne duhet t’i japim Firmino, Douglas Costa, Fred më shumë shanse, dhe pastaj lojtarëve të rinj. Duke pasur lojtarë në fushë, ata kanë mundësi dhe kohë për një analizë më të mirë dhe kjo ishte përtej pritshmërive të mija”, vazhdoi Tite.

Neymar mbajti shiritin e kapitenit, pasi Tite anuloi politikën e tij të rotacionit pas “Rusisë 2018” dhe ylli i Paris Saint-Germain udhëhoqi skuadrën. Pasi “Seleçao”, kaloi në avantazh në minutën e 11’, Neymar dyfishoi epërsinë në fund të pjesës së parë, kur Brazilit iu dha një penallti e diskutueshme – Fabinho u rrëzua në tokë nën kontakt minimal. Duke folur për Neymar, i cili ka kaluar një fushatë të vështirë në Kupën e Botës, duke u kritikuar për ekzagjerimin e faullave, Tite shtoi: “Ju do ti keni sytë tek Neymar. Unë dua të flas pak, por të jem i sinqertë ai duhet të rritet gjithnjë e më shumë pa e humbur guximin, pa dribluar në 1/3 e fundit të fushës. Kjo është një markë jo vetëm për Neymar, por e lojtarëve brazilianë. Nëse ju shikoni, Philippe Coutinho merr topin dhe shkon në qendër të zonës, Willian gjithashtu, Douglas Costa dhe Everton gjithashtu. Nuk do t’i marr ato karakteristika, disa përshtatje po, por sjellja e Neymar dhe qëndrimet e tij flasin vetë dhe ju mund t’i shikoni”. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.