Tite tregon formacionin dhe çfarë e bën krenar me Brazilin

Marcelo humbi ndeshjen në 1/16 të Brazilit me Meksikën, pasi pati një dëmtim në takimin e mëparshme kundër Serbisë, por Tite ka konfirmuar se mbrojtësi i majtë i Real Madrid do të jetë që nga minuta e parë kundër Belgjikës. Një dëmtim në shpinë çoi në zëvendësimin e 30-vjeçarit gjatë ndeshjes kundër Serbisë dhe Filipe Luis e zëvendësoi atë në atë lojë dhe në raundin e parë të fazës me eliminimi. “Marcelo u detyrua për shkak të një dëmtimi kundër Serbisë dhe nuk luajti kundër Meksikës sepse ai mund të luante vetëm për 45 minuta”, tha Tite në konferencën për shtyp para ndeshjes. “Tani unë kam biseduar me të dhe me Filipe Luis, i cili ka bërë shumë mirë, por Marcelo do të luajë, ndërsa Fernandinho do të marrë vendin e Casemiro të pezulluar”, deklaroi 57-vjeçari.

Trajneri i “Seleçao” vazhdoi të fliste për atë se çfarë do të duhej për të përparuar në turne. “Karakteristikat e lojtarëve tanë mbulojnë të gjitha stilet, pasi ne kemi shpejtësinë për të kundërsulmuar në tranzicion dhe ne gjithashtu kemi lojtarë të mirë një kundër një në sulm”shtoi ai. “Objektivi është të vazhdon të rritesh në Kupën e Botës dhe për të luajtur më mirë çdo ditë. Ajo që më bën shumë të lumtur është se në çdo ndeshje, të gjithë lojtarët që erdhën nga stoli treguan një nivel të lartë dhe kjo do të thotë që ne jemi shumë të mirë”, theksoi Tite. Brazili do të përballet me Belgjikën të premten në orën 20:00 në stadiumin “Kazan Arena”. Formacioni i Brazilit nuk do të ketë ndryshim krahasuar me ndeshjet në grupe, pasi Marcelo rikthehet në formacion, ndërsa Casemiro do të jetë mungesa e vetëm. Mesfushori i Real Madridit që ishte një titullar stabël do të zëvendësohet nga Fernandinho. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.