Tite vlerëson Belgjikën: Ndeshja do të jetë një spektakël

Në prag të ndeshjes çerekfinale ndaj Belgjikës ka folur edhe trajneri i Brazilit, Tite. Ai është shprehur me superlativa për kundërshtarin, duke vënë në pah vlerat e ekipit evropian. “Mënyra se si e përgatit ndeshjen Belgjika është e jashtëzakonshme, ata janë një skuadër shumë e fortë, besoj se do kemi të bëjmë me një ndeshje të mirë që do të prodhojë futboll të bukur”.

Tite gjatë konferencës ndër të tjera foli edhe për yllin e skuadrës së tij, Neymar, për të cilin ai vlerëson shumë dhe deklaroi që po vazhdon të luajë në nivele fantastike “Neymar? Nuk më intereson se çfarë thonë për të. Detyra ime është që të kujdesem që ai të vazhdojë të luajë në nivelet më të larta”, përfundoi trajneri brazilian.

Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e sfidës Francë-Uruguai. Brazili e kërkon me ngulm fitoren e këtij trofeu, pasi trofeu i fundit daton në edicionin 2002 ku mposhti Gjermaninë në finale, por edhe për të harruar “makthin” 7-1 të edicionit të kaluar. /EDS/

************************** 

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.