Titulli mbetet një “mallkim”, por Liverpool vendos rekord në Premier

13 Maj 2019

Manchester City triumfoi sërish duke ruajtur për herë të dytë radhazi trofeun e titullit kampion në Premier Ligë. Një triumf i vulosur vetëm në javën e fundit të kampionatit anglez, pas një gare të fortë me Liverpool. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola arriti të mbajë pas rivalët me vetëm një pikë diferencëm pas fitores 4-1 në transfertën kundër Brighton.

Skysports Manchester City 4667106

Deri te festa “Qytetarët” jetuan një moment të shkurtër frike, kur vendasit vendasit kaluan në epërsi në të 28-ën. Por vetëm një minutën më pas Aguero barazoi shifrat, duke I hapur rrugën përmbysjes së skuadrës së tij që në pjesën e parë me golin e Laporte. Me rikthimin në fushë pas pushimit, Mahrez dhe Gundogan vulosën fitoren dhe triumfin e Manchester Sitit që për herë të gjashtë në historinë e tij triumfon në Premier League. Vetëm për statistika ka vlejtur fitorja e Liverpool, që në fushën e tij mundi 2-0 Volves me Mane që vendosi firmën në dy golat e suksesit për “Reds”.

Sot Kampionsti Anglez

Pavarësisht se titulli mbetet një “mallkim” në “Anfield”, askush nuk mund të hedhë poshtë sezonin fantastik të skuadrës së drejtuar nga Jurgen e Klop, e para në historinë e Premir që e mbyll kampionatin në vendin e dytë me 97 pikë.

0 Leicester City V Chelsea Premier League King Power Stadium

Premier Liga ka dhënë edhe verdiktet e fundit të sezonit. Bashkë me Manchester City dhe Liverpool në Champions do të luajnë Chelsea dhe Tottenham, ndërsa me Ligën e Europës duhet të kënaqen Arsenali dhe Mançester Junajtid. Në një kategori më poshtë zbresin Cardiff, Fulham dhe Huddersfield.
(balkanweb)

www.balkanweb.com