Tjetër 'Calciopoli', jep alarmin presidenti i gjyqtarëve në Serie A

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
16 Prill 2018 14:38
Deklarata e bujshme e Marcello Nicchi-t

“Minimi i pavarësisë dhe paanshmërisë së gjykimit mund të nënkuptojë një ‘calciopoli’ të ri”. Marcello Nicchi, presindeti i AIA, tregon se ka “skenarë negativë”, kjo në rast se shoqata e gjyqtarëve do të humbasë 2% të së drejtës së votës në asamble, nëse FIGC (Federata Italiane e Lojës dhe Futbollit) do të përfshijë parimet udhëheqëse në statutin federal të miratuar nga Këshilli Kombëtar CONI. “Greva? E bëj të gjithën për të qetësuar tifozët, por nëse një ditë dikush do të shkojë në fushë dhe nuk do të gjejë arbitra, të mos surprizohet”.

E drejta – “Arbitri duhet të votojë sepse është një princip i demokracisë”, shtoi Nicchi në “Radio anch’io sport”. “Dikush do të që të fusë duart te arbitrat: 2%-shi është një atribut i mbetur. Kujt i duhej ky vendim, nëse Serie A nuk i duhet të njohë këtë të drejtë, si do të deklarojë pjesa e mbetur te komisari Malago? Të gjithë përbërësit e tjerë janë në favorin tonë. Të vendosësh duart te gjyqtarët do të thotë që secili të thotë të tijën: në dëshirën se si do të përzgjedhë, në rritje dhe në organizim”.

Buffon – “Duhet të jetë i respektuar nga të tjerët dhe për atë që ndodhi në Madrid duhet të menaxhohet nga organizmat ndërkombëtarë, nuk më lejohet që ta gjykoj në anën teknike. Buffon është një kampion i madh që ka pasur një karrierë të bukur, por në nivele të larta duhet të jetë i kujdesshëm për atë që thotë, ka djem të vegjël që e dëgjojnë”. Kështu e komentoi Marcello Nicchi sjelljen e Buffon në Madrid kundër arbitrit Oliver.

“Nëse do të kishte ndodhu në Itali? Do të kisha mbrojtur arbitrin, nuk do të kisha lënë ta kërcënon as para, gjatë apo pas përfundimit të ndeshjes”, shtoi presidenti i AIA. “Më pas janë organet ato që duhet të gjykojnë sjelljet e të gjithë lojtarëve në fushë. Fjalët e Agnelli-t për Collina-n? Nuk mund të ndërhyj apo t’i lejoj vetes që të debatoj me një drejtues italian”.

Nicchi, në vendin e Collina-s, a do të kishit dërguar 33 vjeçari anglez në Bernabeu? “Nëse do të kisha parë shenjat e një njeriu të besueshëm, si dizajner do të kisha bërë vlerësimet e mia. Ekzistojnë 24 gjyqtarë, nga të cilët 10 ndërkombëtare, por edhe 4-5 të rinj që tashmë janë në të njëjtin nivel”. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike