Tjetër dëmtim tek Brazili, mbrojtësi i thotë ”lamtumirë” Botërorit

Kur duhen edhe disa orë që të fillojë ndeshja me Belgjikën, problemet në kampin e Brazilit nuk kanë të mbaruar, pasi orët e fundit është dëmtuar edhe mbrojtësi i Manchester City, Danilo. Lojtari është dëmtuar  gjatë seancës të fundit stërvitore, ku raportohet se ka dëmtuar ligamentet e këmbës së majtë dhe lajmet që vijnë nuk janë pozitive, pasi mendohet se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë për një kohë të gjatë, duke e mbyllur këtu aventurën e Botërorit.

Mbrojtësi ka zhvilluar vetëm një ndeshje gjatë këtij Botërori, atë kundër Zvicrës, që ishte ndeshja e parë e Selecaos në këtë turne, pasi trajneri Tite nuk e ka preferuar në ndeshjet e tjera. Brazili e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë me 7 pikë, ku siguroi dy fitore dhe një barazim.

Tek Brazili, Danilo nuk është lojtari i vetëm që është dëmtuar, pasi fillimisht ishte Douglas Costa që u detyrua ti thoshte lamtumirë turneut dhe më vonë Marcelo që pësoi një dëmtim të çuditshëm që nuk e lejoi të luante kundër Meksikës, por do të jetë i gatshëm për sfidën e sotme kundër Belgjikës. Brazili do ndeshet sot me Belgjikën në tentativë për tu kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të përballet me fituesin e sfidës Uruguai-Francë. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.