TNS do të ketë një tifoz special në përballjen ndaj Feronikelit në 'Fadil Vokrri'

16 Korrik 2019

Feronikeli do ta zhvillojë sot (16 korrik) përballjen e dytë ndaj The Neë Saints në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Përballja e parë ka përfunduar 2-2 në Uells, derisa sot në stadiumin ‘Fadi Vokrri’, Nikli do ta kërkojë kualifikim në rrethin tjetër të garës më të madhe për klube në Evropë.

Por, në përballjen e dytë që zhvillohet nga ora 20:45, TNS do të ketë një tifoz speciale në stadium, që ka ardhur nga Uellsi.

Ai është Tim Johnson, që është tifoz i Barry Town United dhe Uellsit, mirëpo sonte do t’i përkrah lojtarët e The New Saint në ndeshjen me Feronikelin.

“Çfarë arritje për Timin”, shkruan faqja zyrtare e TNS-ës. Johnson u shpreh i lumtur për këtë arritje, derisa shpreson që skuadra nga vendi i tij të fitojë sonte.

Vendi ynë është bërë i 55-ti në Evropë që Johnson do të shoh një ndeshje futbolli. /Telegrafi/

www.telegrafi.com