''Toka është e sheshtë'', ylli i NBA kërkon falje

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
2 Tetor 2018 22:31

Ylli i Boston Celtics Kyrie Irving kërkoi falje të hënën për një deklaratë të bërë kohë më parë. “Më falni”, tha basketbollisti amerikan, duke shprehur pendesën për faktin që ka pohuar se Toka është e sheshtë. “Të gjithë mësuesve të fizikës, të gjithëve ju kërkoj falje”.

Irving shtoi se që prej asaj kohe e kishte kuptuar gabimin dhe ishte bindur që mendimet personale ishte mirë t’i mbante për vete.

Gjithçka nisi në shkurt 2017 kur Irving u pyet në një intervistë online nëse Toka ishte e sheshtë apo jo. Përgjigja e tij u bë lajm i ditës dhe mbi të komentoi edhe një prej drejtuesve më të lartë të NBA, Adam Silver, i cili tha: “Edhe unë në të njëjtin universitet me të kam shkuar, por do të kemi bërë lëndë të ndryshme”.

Si për të shtuar bujën e lajmit, ai pranoi më vonë për New York Times se nuk ishte tërësisht i sigurt për formën e Tokës. Por duket se ka ndryshuar mendim. “Në atë kohë isha shumë i dhënë pas teorive konspirative, dhe nuk jam edhe aq i zgjuar si njeri”, tha ai. “Të gjithë kanë qenë në atë fazë”./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike