Tom Doshi pranë Vllaznisë, çfarë impakti!

Vllaznia pret nesër në shtëpi Partizanin dhe për këtë takim lojtarët do të kenë premio në rast se do të fitojnë. Në fakt javët e fundit rezultatet pozitive janë shpërblyer dhe pranë klubit shkodran është afruar edhe deputeti Tom Doshi. Gjatë periudhës së zgjedhjeve ai e pati shprehur hapur se kompania mund të bëhet sponsor gjeneral i Vllaznisë. Kjo nuk ka ndodhur, por gjithsesi ai është pranë ekipit në këto momente të vështira.  

Diçka e tillë është komentuar së fundmi edhe nga trajneri Ernest Gjoka, i cili ka folur për mediat para ndeshjes me Partizanin. Tekniku kryeqytetas e ka falënderuar deputetin Doshi, ndërkohë që tregon edhe si është pritur diçka e tillë nga ekipi. “Unë dua të falënderoj deputetin, z. Doshi i cili premton që do t’i qëndrojë pranë skuadrës me premio për fitore. Ai ka marrë edhe falënderimet e lojtarëve për këtë gjë”, thotë ndër të të tjera Gjoka.

Në kushte kur Vllaznia financohet nga Bashkia, disfavoret janë të mëdha. Gjithsesi në aspektin psikologjik ka një impakt të madh afrimi i një emri si Doshi në klub. “E kam thënë edhe më përpara se Vllaznia ndjehet disi e vetmuar në këtë drejtim, ngaqë ka vetëm Bashkinë mbi krye, ndërkohë që ekipet e tjera me presidentë janë më të mbrojtur, sepse ata presidentë në radhë të parë interesohen të mbrojnë lekët e tyre, mbrojnë investimin e tyre. Ndërkohë, Vllaznia ishte e pambrojtur në këtë drejtim dhe suporti i zotit Doshi ka shumë vlerë. Dhe jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në atë psikologjik, sepse tregon se tashmë Vllaznia nuk është më vetëm, Vllaznia nuk është jetime”, shtoi kreun i pankinës shkodrane.

Vllaznia luan nesër prej orës 14:00 me Partizanin, kundërshtar që në dy fazat e para ka dalë fitues me kuqeblutë. Në stadiumin “Loro Boriçi” vendosi një gol i sulmuesit serb Milan Basrak. Ky është takimi i tretë për këtë sezon dhe vetëm fitorja u bën punë dy ekipeve, që kanë objektiva të rëndësishëm për ta arritur në fund të sezonit./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan