Top 20 ekipet më të pasura në botë

Revista prestigjioze “Forbes” ka publikuar renditjen e klubeve më të pasura në botë, ku në krye vazhdon të jetë për të dytin vit radhazi, Manchester United. Sipas revistës në fjalë 20 ekipet më të pasura kanë një vlerë mesatare prej 1.69 miliardë dollarë, 14% më shumë se vitin e kaluar dhe 74% në krahasim me vitin 2013-të. Rritja në vlerë u bazua nga rritja e të ardhurave të klubeve. Për sezonin 2016-2017, 20 klubet e para arritën mesatarisht 428 milionë dollarë, 40% më shumë se pesë vite më parë.

Në renditjen vjetore të ekipeve më të pasura të futbollit, “Djajtë e Kuq” vazhdojnë të kryesojnë me një vlerë prej 4.12 miliardë dollarë, në krahasim me 3.69 miliardë dollarë se vitin e kaluar. United gjeneroi më shumë të ardhura (737 milionë dollarë) gjatë sezonit 2016-2017 dhe gati 50% më shumë të ardhura operative (254 milionë dollarë) sesa çdo ekip tjetër futbolli. Të gjitha skuadrat në renditjen e këtij sezoni e kanë rritur vlerën e tyre me të paktën 9%, me përjashtim të Milan, i cili ka rënë me 24% krahasuar me vitin e kaluar, në 612 milionë dollarë.

Pas Manchester United, janë dy gjigantët spanjollë: Real Madrid (4.09 miliardë dollarë) dhe Barcelona (4.06 miliardë dollarë). Vlera e tyre rritet edhe më shumë, sidomos për Realin, pas fitores së Champions League. Klubet më të pasura në botën e futbollit kanë përfituar 8.2 miliardë euro nga të drejtat televizive.

Të ardhurat operative ishin 84 milionë dollarë, në një nivel historik. Rregullat e Uefa Fair Play kanë ndihmuar në transformimin e financave të futbollit evropian. Në Top 20-ëshe, vetëm pesë ekipe italiane bëjnë pjesë, Inter, Milan, Juventus, Napoli dhe Roma. /EDS/

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan