Topat kubikë në basketboll tërbojnë LeBron James (VIDEO)

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Shtator 2018 22:06
I papërmbajtshëm

Përdorimi i kubave në një teknikë stërvitjeje për basketbollistët e rinj ka marrë një kritikë të ashpër publike nga njeriu që konsiderohet si basketbollisti më i mirë në qarkullim, LeBron James.

“Kubi” është një prdukt i dalë në treg së fundmi dhe kompania që e prodhon pretendon se do të revolucionalizojë mënyrën se si një top basketbolli përfundon në kosh. Kubi po shitet si një “kurë” për ata të rinj që kanë probleme me shënjestrën dhe teknikat e gjuajtjes, pasi ndihmon në pozicionimin e duarve dhe mbajtjen e topit para goditjes.

Por James nuk ishte fare i impresionuar nga “shpikja” e re. “Ju lutëm ndalojeni këtë gjë! Është thjesht diçka e tmerrshme për basketbollin e pastër. Do dërgoj policinë që të arrestojë këta mashtrues tani”, shkruajti lojtari i ri i Los Angeles Lakers në Tëitter.

Megjithatë, pavarësisht se nuk gjeti mbështetjen e LeBron, Kubit gjithsesi iu bë reklamë. Thejsht nuk duhet të presë njeri që kur të kthehet në stërvitje ta shohë James me një gjë të tillë në dorë…/EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike