Torino fiton në frymën e fundit, Atalanta humbet me shqiptarët në stol

30 Shtator 2018

Kanë përfunduar 4 ndeshjet e javës së 7 të Serie A. Ndeshja e parë që u luajt ishte ajo midis, Bologna dhe Udineses, ku vendasit fituan me rezultatin 2-1. Në anën tjetër, Torino bëri detyrën duke mposhtur Chievon me rezultatin 1-0, ku vendimtar ishte goli i shënuar nga Zaza në minutën e 88-të. Fitore arriti edhe Fiorentina që mposhti Atalantën me rezultatin 2-0, duke konfirmuar edhe njëherë krizën që po kalon ekipi i Berishës dhe Djimsitit. Të dy shqiptarët nuk aktivizuan asnjë minutë dhe e ndoqën ndeshjen nga stoli.

Ndeshja e fundit ishte ajo midis Frosinones dhe Genoas, ku miqtë fituan me rezultatin 2-1. Protagonist edhe njëherë u bë polaku Piatek i cili shënoi një dy golësh. Ndeshjet që mbyllin këtë javë, janë Parma-Empoli që pritet të luhet në orën 18 dhe Sassuolo-Milan në orën 20:30. /EDS/

Rezultatet:

Bologna 2 – 1 Udinese

Chievo 0 – 1 Torino

Fiorentina 2 – 0 Atalanta

Frosinone 1 – 2 Genoa

18:00: Parma-Empoli

20:30 Sassuolo- Milan

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.