Toronto bie në Dallas, Bulls dhe Miami fitojnë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
27 Dhjetor 2017 10:57
Spektakël në NBA

Periudha pas Krishtlindjes nuk ka qenë fare e mirë për Toronto Raptors, që pas 7 fitoreve radhazi pësoi humbjen e parë.

Kanadezët u mundën në shtëpinë e Dallas-it me rezultatin 98-93. Kështu kryesimi i Raptors në Konferencën e Lindjes zgjati vetëm një ditë.

Ndërsa Spurs mundën Nets me rezultatin 109-97.

Vendasit arritën fitoren falë Leonard që shënoi 21 pikë dhe Aldridge 20 pikë e festuan një sukses me rëndësi në “At&T Center” kundër rivalëve, që luajtën mirë në 3 periodat e para.

Miami u tregua i jashtëzakonshëm në periodën e katërt duke përmbysur kryesimin kundër Orlando-s me rezultatin 107-89.

Për Heat erdhi fitorja pas dështimit kundëri Pelicans.

Kjo ishte një mbrëmje e madhe për Richardson (20 pikë), Ellington (18), Johnson (17) e Olynyk (15 pikë dhe 12 ribaunde).

Kurse Milwaukee-s nuk i mjaftuan 28 pikët e realizuara nga Antetokounmp. Bulls i mundën 115-106, ku Mirotic realizoi 24 pikë.

Clippers gjunjëzuan Sacramento-n 122-95 në “Staples Center” falë 22 pikëve të Harrel dhe 21 të Lou Williams.

Suksese gjatë natës në sfidat e NBA-së arritën edhe Detroit, Denver e Phoenix.

Rezultatet

DALLAS MAVERICKS-TORONTO RAPTORS 98-93

SAN ANTONIO SPURS-BROOKLYN NETS 109-97

MIAMI HEAT-ORLANDO MAGIC 107-89

MILWAUKEE BUCKS-CHICAGO BULLS 106-115

LOS ANGELES CLIPPERS-SACRAMENTO KINGS 122-95

DETROIT PISTONS-INDIANA PACERS 107-83

DENVER NUGGETS-UTAH JAZZ 107-83

PHOENIX SUNS-MEMPHIS GRIZZLIES 99-97

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike