Tottenham ‘blindon’ një nga yjet e vet

30 Tetor 2018

Dele Alli, mesfushori i Tottenham Hostpor, ka firmosur një kontratë të re që e mban të lidhur me skuadrën angleze deri në vitin 2024. Alli, i cili iu bashkua Spurs-ave në vitin 2015, ka shënuar 48 gola në 153 ndeshje.

Lojtari 22-vjeçar, i cili donte që të luante kundër Manchester City-t në “Wembley”, nuk arriti dot për shkak të një lezioni muskulor.

Dele Alli ka treguar se është i lumtur që ka firmosur këtë kontratë të re, gjë që e ka treguar edhe në faqen e tij në Twitter. Në deklaratën e tij për mediat ai falënderoi dhe drejtuesit e skuadrës angleze për besimin e dhënë si dhe mbështetjen që po i bëjnë.

Mesfushori i Tottenham-it ka rendiment të mirë dhe në kombëtaren e Anglisë, ka luajtur në 31 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola. Padiskutim që është kthyer në një nga lojtarët kyç të “Tre Luanëve”, gjë që e tregoi në Botërorin e Rusisë. /EDS/

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan