Tottenham Hotspur në stadiumin e ri ka edhe tualet për qen

25 Mars 2019

Stadiumi i ri i Tottenham ka përfunduar dhe do të jetë gati për 3 prill, ndërsa në të janë investuar 1 miliard funte.

Ky stadium është etiketuar si një nga më të mirët në Ligën Premier edhe për një arsye.

Një tjetër veçori mbresëlënëse është që stadiumi i ri do të përfshijë edhe tualetet  për qen.

Lamela/ Instagram

Tifozët me aftësi të kufizuara do të jenë në gjendje të marrin qentë e tyre ndihmës me vete në dy qoshet e stadiumit për t’ia lehtësuar vetes.

Spurs do t’i hapin dyert e tyre të stadiumit të ri, me klubin që e ka konfirmuar ndeshjen e parë të Ligës Premier kundër Crystal Palace të mërkurën më 3 prill.

An unforgettable day.#SpursNewStadium ⚪ #COYS pic.twitter.com/1EOlRYcz6b

— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) March 25, 2019

“Ne mund ta konfirmojmë se ndeshja e parë e Ligës Premier në stadiumin tonë të ri do të jetë kundër Crystal Palace të mërkurën më 3 prill”.

“Pastaj të martën me 9 prill ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve të UEFA-s kundër Manchester Cityt”, thuhet në njoftim.

Stadiumi prej 62,000 ulëse ka kushtuar mbi 1 miliard euro edhe pse kishte nisur për 700 milionë funte. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan