Tottenham nuk dorëzohet për Ivan Perisicin

12 Shkurt 2019
Tottenham nuk dorëzohet për Ivan Perisicin

Tottenham Hotspur thuhet se do të nisë një sulm në verë për anësorin e Interit, Ivan Perisic.

Sipas Tuttosport, shefi i Tottenhamit, Mauricio Pochettino e pëlqen shumë lojtarin, kundër të cilit luajti në dy ndeshje të Ligës së Kampionëve në fazën e grupeve.

Gazeta shton se Spurs tashmë kanë në kontakt me kroatin dhe do të ringjallin  interesimin e tyre këtë verë.

Ivan Perisic (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

30-vjeçari është riintegruar kohëve të fundit në skuadrën e Interit pasi e kishte kërkuar largimin në dimër, ku kishte një ofertë me gjasë nga Arsenali.

Lexo po ashtu: Interi sa shumë dështime në bankë në nëntë vite: Pas largimit të Mourinhos, kanë dështuar 11 trajnerë

Tuttosport shkruan se anglezët mund t’i ofrojnë edhe lojtari si Moussa Sissoko dhe Serge Aurier që pëlqehen nga ana tjetër.

Perisic (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Ndërsa Aurier ka luftuar për një vend në ekipin e parë, Sissoko është bërë një lojtar kyç për londinezët këtë sezon.

Tottenham ka dy afate kalimtare që nuk ka arritur të blejë lotarë.  /Telegrafi/

www.telegrafi.com