Tottenham nuk e shet Harry Kane edhe për 200 mln paund

Tottenham duket i vendosur. Në verën e ardhshme nuk do ta shesë Harry Kane, pavarësisht ofertës së madhe që mund t’i vijë për golashënuesin më të mirë të vitit 2017.

Real Madridi nuk e ka fshehur pëlqimin dhe interesimin për sulmuesin anglez, e ky i fundit e ka bërë të qartë se ka dëshirë që të afrohet në një klub që do t’i japë mundësinë që të fitojë trofe.

Por “Spurs” e duan në skuadër, ashtu siç kanë në plan që të shndërrohen në një klub të suksesshëm, të aftë të fitojë trofe.

Sipas “Daily Mail”, klubi do ta mbajë 24 vjeçarin, edhe nëse “Galaktikët” ofrojnë për të 200 milionë sterlina.

Ata duan të rinovojnë me futbollistin dhe t’ia rrisin rrogën nga 110 mijë në 200 mijë sterlina në javë, duke e kthyer atë në britanikun më të paguar në Premier League.

Për më tepër, klubi synon që të rinovojë edhe me dy yjet e tjerë të skuadrës, Delle Alli dhe Christian Eriksen.

Trajneri Maurizio Pochettino synon që ta mbajë bërthamën ekipit.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan