Tottenham sfidon United dhe Napoli-n për yllin e Paris SG

Tottenham Hotspur i bashkohet garës për të nënshkruar në merkaton e janarit me yllin e Paris Saint-Germain, Lucas Moura. Sipas gazetës sportive franceze “L’Équipe”, 25-vjeçari është i destinuar të largohet nga kryesuesit e Ligue 1, pasi ka humbur postin e titullarit që nga afrimi i Neymar dhe Kylian Mbappé verën e kaluar. Pas Manchester United, edhe Napoli gjithashtu është i interesuar për të siguruar shërbimet e brazilianit, pasi sulmuesi i Bologna-s, Simone Verdi i refuzoi pak ditë më parë.

PSG thuhet se kërkon 3 milionë euro për huazim me një detyrim për ta blerë në fund të sezonit për 28 milionë euro. Nëse ish-mesfushori i Sao Paulo do të bashkohet me Mauricio Pochettino, ai do të jetë i gatshëm të luajë kundër JuventusitChampions League në 1/16, sepse ai nuk ka qenë i pranishëm në garën evropiane me klubin deri më tani këtë sezon. Napoli është paralajmëruar: nëse ata e duan Lucas, duhet të veprojnë shpejt, pasi ai mund të transferohet në Premier League. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan