Tottenhami mund të nënshkruajë me Dybalan në janar

06 Shtator 2019

Juventusi do të përpiqet të largojë Paulo Dybalan edhe në afatin kalimtar të dimrit dhe Tottenham Hotspur është skuadra më e interesuar për të.

Ylli argjentinas është i padëshiruar te Zonja e Vjetër dhe gjatë verës pati disa tentativa nga Totenhami dhe Manchester Unitedi për ta transferuar.

Spurs u munduan disa herë të transferojnë argjentinasin, por marrëveshja nuk u arrit shkaku i kushteve personale.

Lexo po ashtu: Juventusi ofroi Dybalan dhe 100 milionë për Neymarin, por u refuzua

Sipas mediumit britanik Daily Star, Tottenham mund të ketë një shans më të mirë për të nënshkruar me Dybalan nga Juventus në afatin e janarit.

Juventusi mund të përpiqet të largojë 25-vjeçarin përsëri në janar dhe me Mauricio Pochettino një admirues të njohur të tij, klubi londinez do të ketë një shans të mirë ta transferojë këtë herë.

Çmimi i lojtarët mendohet të jetë rreth 60-70 milionë euro. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan