Tottenhami rikthen interesimin për Zaniolon, por lojtari ka një dëshirë tjetër

12 Korrik 2020

Tottenham Hotspur ka rikthyer interesin e tyre për italianin Nicolo Zaniolo, por ai thuhet se dëshiron të qëndrojë te Roma.

Klubi londinez ishte i pasuksesshëm në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Zaniolom verën e kaluar, por La Repubblica shkruan se trajneri Jose Mourinho e dëshiron atë në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm.

Sidoqoftë, gazeta paralajmëron se Giallorossët duan të marrin jo më pak se 70 milionë euro për 21-vjeçarin, megjithë problemet e tyre aktuale financiare.

Lexo po ashtu: Juventusi mbetet i interesuar për Zaniolon, Pedulla zbulon ofertën e Zonjës së Vjetër

Për më tepër, paralajmërohet se Zaniolo nuk do të pranojë një largim nga Roma pasi preferenca e tij është të mbetet në Olimpico.

Mesfushori sulmues tani është rikuperuar plotësisht nga një dëmtim i ligamentit ACL dhe shënoi gol gjatë fitores 3-0 të Romës ndaj Brescias.

Juventusi, Real Madridi dhe madje ish-klubi i tij Interi pritet që të gjithë të rivalizojnë Spurs për nënshkrimin e tij në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com